Torino nuk llogaritë në shërbimet e tij, Ajeti drejt transferimit te Freiburgu

E publikuar: 18/06/2018 17:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arlind Ajeti është rikthyer te Torino pas huazimit një vjeçar.

Mbrojtësi shqiptar u huazua nga Torino te Crotone por që nuk arriti të mbijetonte në Serie A.

Përveç qe nuk mbijetoi Crotone, Ajeti pati vështirësi.

Në 21 ndeshje të paraqitura në Serie A, shumicën nga to i nisi nga banka rezervë.

Tani mbrojtësi shqiptar është rikthyer te Torino por që nuk do të mbetet gjatë aty.

Arlind Ajeti (Getty Images)

Klubi torinez ka konfirmuar se nuk llogaritë në shërbimet e tij dhe i ka kërkuar të gjejë një skuadër të re.

E ardhmja e tij duket se do të jetë në elitën e futbollit gjerman.

Është skuadra e Freiburgut që ka rikthyer interesimin për reprezentuesin shqiptar.

24-vjeçari ka kontratë me Torinon deri në verën e vitit 2019 dhe mund të largohet nëse Freiburg paguan rreth 300 mijë euro. /Telegrafi/