Topalli: VV dhe LDK ku e keni dinjitetin, pse duhen shtetet e QUIN’it ?

E publikuar: 28/01/2020 14:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka reaguar ashpër ish deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Topalli, pas lajmit se duhet shtetet e QUINT’it të janë prezent në takimin e sotshëm ndërmjet LVV dhe LDK’së.

Në një reagim të tij në rrjetin social FB, Topalli ka shkruar se kjo situatë e krijuar nga partitë politike çonë mesazh të keq, se shqiptarëve ju duhen ndërkombëtarët për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet që i kanë të brendshme.

Ish deputeti pyet se, pse duhey gjithmonë të huajt të jenë ata që i zgjidhin problemet./Infosot/

Reagimi i plotë:

Ku mbeti dinjiteti?
Takimi ne seline e shteteve te QUINT-it flet per mungesen minimale te dinjitetit shteterore. Mesazhi eshte qe partite politike, shqiptare, ne kete raste dy partite fituese te zgjedhjeve, qofte edhe per nje marreveshje mes veti, duhet pasur gjithnje nje te huj afer, per t’i zgjidhur mosmarreveshjet qe kane. Une i pyes miqt e mi pse gjithmon te huajt duhet t‘i zgjedhin problemet tona. Pak me shume dinjitet, pak me shume besim dhe rrespekt per veteveten, per mikun dhe kundershtarin tend politik, per vendin dhe shoqerine se ciles i takon, do t‘i benin mire ketij vendi.