Tomor Morina kthehet në Kosovë

E publikuar: 14/08/2019 19:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rreth orës 19:00, ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomor Morina, ka hyrë në Kosovë, pasi sot u vendos për lirimin e tij nga paraburgimi në Maqedoninë e Veriut.

Morina u mbajt athe tre javë për shkak të një fletëarresti të lëshuar nga Interpoli, me kërkesë të Serbisë.

Morina s’ka dashur të flasë për gazetarët në pikën kufitare në Han të Elezit.

Ndërkaq, familjarë të tij kanë konfirmuar për KTV-në se gjendja shëndetësore e ish-ushtarit të UÇK-së është e mirë dhe se ndaj tij në Maqedoni ka pasur trajtim korrekt.