Tifozët e Chelseat u rrahën nga stafi i sigurisë me shkopinj pas humbjes ndaj Barcelonës (Video)

E publikuar: 15/03/2018 20:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ky është momenti që tifozët e Chelseat u goditën nga rojet e sigurisë pas humbjes kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve. 

Barcelona ka eliminuar me rezultat të përgjithshëm prej 3-0 skuadrën e Chelseat në kuadër të 1/16 e finales së garës më prestigjioze evropiane për klube.

Kujdestarët shihen duke goditur me shkopinjtë tifozët anglezë, që më pas shkaktuan probleme të mëdha.

Mbështetësi i Chelseat i identifikuar si Rob, i cili pretendon të ketë filmuar incidentin, e përshkroi atë që ndodhi përmes rrjeteve sociale.

“Kjo ndodhi kur po largoheshim nga stadiumi,” shkroi ai në Twitter.

“Sigurimi në mënyrë agresive sulmoi tifozët, një mbështetës ka humbur edhe ndjenjat. Jashtëzakonisht ishin agresiv dhe krejtësisht të pa provokuar”, kishte shkruar në rrjetet sociale tifozi i Chelseat.

Ndryshe, Barcelona dhe Chelsea deri më tani nuk kanë reaguar në lidhje me këtë incident në afërsi të stadiumit Nou Camp. /Telegrafi/