Tifozët e Bayernit hedhin drejt Neymarit bankënota 500 euroshe me fytyrën e tij (Foto)

E publikuar: 06/12/2017 14:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tifozët e Bayern Munichut kanë qenë shumë të zënë së fundmi – teksa protestat e tyre përfshijnë shpesh hedhjen e parave në fushë, sidomos kur rriten çmimet e biletave.

Muajin e kaluar tifozët shprehën pakënaqësi për çmimin e biletave pasi u ngarkuan me pagesë të 100 eurove për të shikuar ndeshjen ndaj Anderlechtit.

Ata protestuan duke hedhur bankënota false në drejtim të fushës.

Kjo erdhi pas protestave të ngjashme në mars në fushën e Arsenalit, ku ata hodhën letër toaleti.

Kësaj radhe Neymari ishte synimi i tifoëve, pasi tifozët e Bayernit i ofruan futbollistit më të shtrentjë në botë bankënota false me fytyrën e tij të printuar në fitoren 3-1 të Bayernit ndaj PSG-së.

Transferimi prej 200 milionë eurosh i Neymarit ka ngritur shumë pikëpyetje për rregullat e Fair Play Financiar nga UEFA.

Bashkë me hedhjen e këtyre bankënotave u shpalosën edhe banerë të ndryshëm, ku në njërin shkruante: “Të gjuash para false dënohet. Por, prishja e futbollit është e mirë?”.

Në një tjetër shkruante: “UEFA/RSC Anderlecht ktheni të hollat. Na keni rrjepur”.

FItorja prej 3-1 e Bayernit ndaj PSG-së do të thotë se Bayerni kualifikohet në fazën tutje nga Grupi B prej vendit të dytë, pasi PSG është në vendin e parë me të gjitha fitore vetëm një humbje me bilanc më të mirë. /Telegrafi/