Thyen xhamat dhe futet në bankë, grabitësi del duarbosh

E publikuar: 05/03/2017 14:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë orëve të natës, një grabitës ka thyer xhamat e një banke në Tiranë, për të mos marrë asgjë si përfundim.

Pasi ka thyer me gurë derën e bankës, grabitësi ka kontrolluar sirtarët e bankës, për rreth 20 sekonda, dhe është larguar me shpejtësi.

Mësohet se në momentin që grabitësi është futur në ambientet e bankës është aktivizuar alarmi, i cili mendohet se ka bërë që grabitësi të qëndronte vetëm 20 sekonda.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:17 të mëngjesit të sotëm në bankën që ndodhet në rrugën “Hamdi Cinoimeri”, shkruan Lapsi.