Thirrje Rusisë që të parandalojë “katastrofën tjetër humanitare” në Siri

28.08.2018 13:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Thirrje Rusisë që të parandalojë “katastrofën tjetër humanitare” në Siri

Fuqitë botërore i bënë thirrje Rusisë që të frenojë aleancën e saj me Sirinë dhe të parandalojë “një krizë tjetër humanitare” në këtë vend të përfshirë nga lufta civile qysh në vitin 2011.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti amerikan, Donald Trump, shprehën shqetësimet e tyre për zhvillimet në Siri gjatë një bisede telefonike.

Rusia i ka dhënë presidentit sirian, Bashar al-Assad, mbështetje të madhe gjatë konfliktit, i cili ka lënë qindra-mijëra njerëz të vrarë dhe ka zhvendosur miliona të tjerë.

Rusia i ka kthyer zhvillimet në favor të Assadit kur ka nisur fushatën e sulmeve ajrore mbi kundërshtarët e tij në vitin 2015 dhe ka rritur praninë e saj ushtarake në Siri.

Forcat rebele janë dëbuar nga shumë pjesë të vendit, ndërsa trupat pro-qeveritare po përgatiten për një ofensivë të madhe për të rikthyer kontrollin edhe në provincën Idlib, që është bastioni i fundit i madh i rebelëve.

“Edhe Trump, edhe Merkel bënë thirrje për veprim ndërkombëtar për të parandaluar krizën humanitare në Idlib”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders.

“Rusisë i kërkohet të veprojë në mënyrë të moderuar me Qeverinë siriane dhe të parandalojë një përshkallëzim të mëtejshëm”, tha zëdhënësi i Merkelit, Steffen Seibert.

Para diskutimit të çështjes me Trumpin, Merkel ka shprehur shqetësim për situatën në Idlib edhe gjatë një takimi me presidentin rus, Vladimir Putin, rreth një javë më parë, tha Seibert.

Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Britania, javën e kaluar, kanë paralajmëruar Sirinëqë të mos përdorë armë kimike, derisa forcat e saj bëhen gati për ofensivën në Idlib.
Një artist sirian shkruan një mesazh anti-rus në gërmadhat e një ndërtese në provincën Idlib. 9 qershor, 2018.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kërkoi të hënën nga Rusia që të frenojë Assadin, i cili mohon përdorimin e armëve kimike, pavarësisht disa rasteve të dokumentuara nga Kombet e Bashkuara.

“Situata është alarmuese, sepse regjimi kërcënon me një krizë tjetër humanitare në Idlib dhe, deri më tash, nuk ka treguar asnjë dëshirë për të negociuar tranzicionin më të vogël politik”, tha Macron.

Pas rimarrjes së kontrollit të shumicës së zonave urbane të Sirisë, si dhe të kufijve jugorë të Sirisë me Jordaninë dhe Izraelin, Assad synon rikthimin e Idlibit, ku janë vendosur mijëra kryengritës dhe familjet e tyre pasi janë dorëzuar në pjesë të tjera të vendit.

Bloomberg News ka raportuar javën e kaluar se agjencitë amerikane të inteligjencës besojnë se kanë prova se Assad po planifikon një sulm kimik në Idlib.

Sipas Bloomberg, shenjat për një sulm të planifikuar kimik kanë bërë që këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Bolton, të paralajmërojë homologun e tij rus, Nikolai Petrushev, se çdo sulm kimik do të nxiste përgjigje të fuqishme nga SHBA-ja.

Rusia, në anën tjetër, ka thënë se rebelët që kontrollojnë provincën Idlib janë ata që po përgatiten të përdorin armë kimike.

Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov, akuzoi grupin militant Hayat Tahrir al-Sham për, siç tha, “përgatitjen e një provokimi tjetër”.

Të hënën, Rusia akuzoi SHBA-në për pozicionimin e luftanijeve rreth Mesdheut, në përgatitje për një sulm masiv në Siri – akuza që Pentagoni i mohoi.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Përdhunimi në luftë, rrëfimi i Vasfije Krasniqit dy dekada pas tmerrit të përjetuar

Përdhunimi në luftë, rrëfimi i Vasfije Krasniqit dy dekada pas tmerrit të përjetuar

Banorët e Harilaqit kundër vendimit të Haradinajt që aty të deponohen materiale të rrezikshme

Banorët e Harilaqit kundër vendimit të Haradinajt që aty të deponohen materiale të rrezikshme

Shtesat për fëmijët, pak entuziazëm te prindërit

Shtesat për fëmijët, pak entuziazëm te prindërit

Haradinaj: Duhet të përmbyllet shtetbërja e Kosovës

Haradinaj: Duhet të përmbyllet shtetbërja e Kosovës

Gjermania dhe BE-ja, kundër importit të veturave të vjetra në Kosovë

Gjermania dhe BE-ja, kundër importit të veturave të vjetra në Kosovë

Rama na zbulon arsyen e “vërtetë” të paketës misterioze “anti- shpifje”

Rama na zbulon arsyen e “vërtetë” të paketës misterioze “anti- shpifje”

MTI mbështet rritjen e konkurrueshmërisë në ekonominë kosovare dhe eksportin e prodhimeve vendore

MTI mbështet rritjen e konkurrueshmërisë në ekonominë kosovare dhe eksportin e prodhimeve vendore

Daçiq: Lesoto ka tërhequr njohjen e Kosovës

Daçiq: Lesoto ka tërhequr njohjen e Kosovës

Në këto vende nuk do të ketë rrymë ditët në vijim

Në këto vende nuk do të ketë rrymë ditët në vijim

Ministri Shala në Ditën Botërore të Standardeve: Le të fillojmë të krijojmë besimin në produktet vendore

Ministri Shala në Ditën Botërore të Standardeve: Le të fillojmë të krijojmë besimin në produktet vendore

Vuçiq i quan marrëzira deklaratat e Thaçit për Luginën e Preshevës

Vuçiq i quan marrëzira deklaratat e Thaçit për Luginën e Preshevës

Matoshi e Jashari përuruan fillimin e punimeve në rregullimin e shtratit të lumit Klina në Skenderaj

Matoshi e Jashari përuruan fillimin e punimeve në rregullimin e shtratit të lumit Klina në Skenderaj

LDK: Zgjedhjet janë të nevojshme dhe të pashmangshme, për të tejkaluar krizën institucionale

LDK: Zgjedhjet janë të nevojshme dhe të pashmangshme, për të tejkaluar krizën institucionale

Qeveria e Kosovës miraton koncept dokumentin për Teatrot

Qeveria e Kosovës miraton koncept dokumentin për Teatrot

Kapen medikamentet në dy raste të ndara

Kapen medikamentet në dy raste të ndara

Pacolli injoron spekulimet: Kosova së shpejti në Interpol

Pacolli injoron spekulimet: Kosova së shpejti në Interpol