Therje me thikë në Pejë, policia arreston një person

E publikuar: 15/07/2020 10:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person të dyshuar për tentim vrasjeje.

I dyshuari, sipas Policisë, ka therur me thikë një person në Pejë.

Sipas raportit të PK-së, viktimës i është dashur të marrë trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.