‘The Independent’: Zhvillimet në Badovc pas videos kërcënuese të ISIS’it

E publikuar: 12/07/2015 21:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për rastin e arrestimit të pesë personave për terrorizëm në Kosovë ka shkruar edhe e përditshmja britanike ‘The Independent’, e cila thotë se dhjetëra-mijëra kosovarë kanë mbetur pa ujë pasi që autoritetet ndalën ujin nën dyshimin se ISIS e ka helmuar njërin prej rezervuarëve.

Sipas “The Independent” sulmi vjen pikërisht pas videos propaganduese të ISIS’it për Ballkanin ku protagonistët e videove nxitën militantët që të helmojnë ujin e pijshëm në një të ardhshme të afërt.

“Nëse mundeni helmoni ujin dhe ushqimin e tyre. Mbytni, helmoni, mbyti si t’mundni dhe ku të mundni”, citon “The Independent” njërin nga militantët në videon e para pak javëve.