Thaçi: Vazhdojmë t’i besojmë drejtësisë ndërkombëtare

22.07.2020 10:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Thaçi: Vazhdojmë t’i besojmë drejtësisë ndërkombëtare

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, deklaroi se populli i Kosovës gjithnjë i ka besuar drejtësisë ndërkombëtare, përkundër që ende nuk ka drejtësi për gjenocidin e shtetit serb të kryer mbi popullatën civile shqiptare në Kosovë.

Këtë deklarata, Thaçi e bëri në 10-vjetorin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që e cilësoi si të drejtë shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

“Ne, populli ynë, gjithmonë i kemi besuar drejtësisë ndërkombëtare, përkundër faktit që ende nuk kemi drejtësi për gjenocidin e shtetit të Serbisë të kryer mbi popullatën civile shqiptare në Kosovë. I kemi besuar dhe vazhdojmë t’i besojmë drejtësisë ndërkombëtare, sepse gjithmonë ishim dhe vazhdojmë të jemi në të drejtën tonë!”, deklaroi Thaçi./kp/

Postimi i plotë i Thaçit:

Sot u bënë 10 vjet kur u vulos përfundimisht subjektiviteti ndërkombëtar i shtetit të ri të Kosovës. Ne asnjëherë nuk kishim dyshime për të drejtën tonë historike, që të jetojmë të lirë në vendin tonë të pavarur dhe sovran. Serbia pas humbjes së luftës në Kosovë, duke mos u pajtuar me këtë fakt, kishte vendosur ta dërgonte rastin e shpalljes së pavarësisë së shtetit tonë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Ne, populli ynë, gjithmonë i kemi besuar drejtësisë ndërkombëtare, përkundër faktit që ende nuk kemi drejtësi për gjenocidin e shtetit të Serbisë të kryer mbi popullatën civile shqiptare në Kosovë. I kemi besuar dhe vazhdojmë t’i besojmë drejtësisë ndërkombëtare, sepse gjithmonë ishim dhe vazhdojmë të jemi në të drejtën tonë! HTH

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Krasniqi: Sapo VV’ja ta sjellë në seancë mocionin kundër Qeverisë, i ka votat e PDK’së

Krasniqi: Sapo VV’ja ta sjellë në seancë mocionin kundër Qeverisë, i ka votat e PDK’së

Arrestohen përsëri anëtarët e grupit të rrezikshëm kriminal

Arrestohen përsëri anëtarët e grupit të rrezikshëm kriminal

Hoti mirëpret propozimin e Grenellit që Ujmani të quhet Liqeni Trump

Hoti mirëpret propozimin e Grenellit që Ujmani të quhet Liqeni Trump

Dëshmitari tregon për momentin e arrestimit të Salih Mustafës

Dëshmitari tregon për momentin e arrestimit të Salih Mustafës

​Thaçi: Në Hagë nuk jam pyetur për trafikim organesh e as për “shtëpinë e verdhë”

​Thaçi: Në Hagë nuk jam pyetur për trafikim organesh e as për “shtëpinë e verdhë”

Thaçi – Kurtit: Ku mbetën thikat, ku mbeti ndarja e Kosovës

Thaçi – Kurtit: Ku mbetën thikat, ku mbeti ndarja e Kosovës

Grenell: Kosova dhe Serbia janë pajtuar që Ujmani të quhet “Liqeni Trump”

Grenell: Kosova dhe Serbia janë pajtuar që Ujmani të quhet “Liqeni Trump”

​Gjykata Speciale: Viktimat do të marrin pjesë në proceset gjyqësore

​Gjykata Speciale: Viktimat do të marrin pjesë në proceset gjyqësore

Hoti takon përfaqësuesit e DFC-së, diskutojnë për projektet kapitale

Hoti takon përfaqësuesit e DFC-së, diskutojnë për projektet kapitale

Nipi i Pablo Escobar gjeti 18 milionë dollarë në një vend të fshehtë

Nipi i Pablo Escobar gjeti 18 milionë dollarë në një vend të fshehtë

Nga viti i ardhshëm do të ndryshojë çmimi i sigurimeve të automjeteve

Nga viti i ardhshëm do të ndryshojë çmimi i sigurimeve të automjeteve

Vret gruan me shufër, ngritet aktakuzë

Vret gruan me shufër, ngritet aktakuzë

Shoqata e Naftëtarëve thërret kuvend të jashtëzakonshëm

Shoqata e Naftëtarëve thërret kuvend të jashtëzakonshëm

Studimi: Koronavirusi bëhet më infektues, vaksinat mund të bëhen joefektive

Studimi: Koronavirusi bëhet më infektues, vaksinat mund të bëhen joefektive

Maqedoni e V: Rreth 400 mijë qytetarë kanë dhënë ryshfet më 2019

Maqedoni e V: Rreth 400 mijë qytetarë kanë dhënë ryshfet më 2019

​Mbi 4 mijë kërkesa për leje-qëndrim në Kosovë

​Mbi 4 mijë kërkesa për leje-qëndrim në Kosovë