Thaçi tregon a ka hequr dorë nga “korrigjimi i kufijve”!

E publikuar: 27/12/2018 12:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

 Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në një konferencë për media u pyet nga gazetarët se nëse ka hequr dorë nga ideja e tij për bashkim të Luginës së Preshevës me Kosovën, për shkak të mos proklamimit të kësaj ideje kohëve të fundit raporton “Zëri”.info”.

Presidenti me këtë rast e ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë që tani ai më shumë se kurrë besoj se kjo pjesë shumë shpejt do t’i bashkëngjitet Kosovës. “Unë mbështes plotësisht të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Medvegjë e Bujanovc, bile sot edhe më fuqishëm se gjatë verës, besoj që muajt në vijim shpresoj në zyrtarizimin e së drejtës së tyre për bashkëngjitje me Kosovën”, tha ai.

Ndërkohë ai ripërsëriti se Kosova mbetet e përkushtuar për dialog. “Kosova do të prodhoj argumente që ta lehtësoj dialogun, dhe të largohet percepcioni sikur Kosova është pengesë për fillimin e dialogut, tani është ekipi negociator i votuar nga Kuvendi i Kosovës, ky ekip e ka pasur dhe e ka përkrahjen time të plotë”, tha ndër të tjera Thaçi/ZERI