Thaçi thotë se për dështimin e Kosovës në KiE, faj ka mos-koordinimi mes shqiptarëve

E publikuar: 01/02/2016 21:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i PDSH-së opozitare në Maqedoni, Menduh Thaçi vlerëson se miratimi i rezolutës për Kosovën së bashku me amendamentet e Serbisë në Këshillin e Evropës ka ndodhur për shkak të mungesës së koordinimit të mirëfilltë mes politikës shqiptare në rajon.

“Nuk dua të mbroj dikë dhe as ta kritikoj, por duhet të jemi të drejtë dhe korrektë. Koordinimi mes politikës shqiptare, prej një koordinimi folklorik dhe romantik duhet të kalojë në një koordinim serioz politik dhe juridik, me struktura dhe institucione që e njohin mënyrën e funksionimit të organizatave ndërkombëtare në aspektin e akteve normative. Kjo që bën Serbia nëpër institucionet ndërkombëtare është terrorizëm politik, sepse nëse jeni në bisedime dhe në marrëveshje me këdo, nuk guxoni të veproni me këtë ashpërsi dhe terrorizëm institucional”, tha Menduh Thaçi, kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare.