Thaçi: Teuta Rugovës ia dhurova lulet për shkak të respektit për familjen Rugova

E publikuar: 04/03/2016 20:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i sapozgjedhur i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë për Info Magazinë se ditën që u zgjodh ai President, gjithçka shkoi ashtu siç ishte planifikuar.

“Ishte një ditë që të gjithë duhet të dërgonim mesazhe pozitive”, ka thënë ai.

Megjithatë, ai ka thënë se punën e Kuvendit të Kosovës nuk mund ta ndalë askush, sepse Kuvendi punon sipas Kushtetutës dhe rregullores.

Sa i përket koalicionit me LDK’në, ai tha se partnerët e koalicionit e kanë respektuar marrëveshjen.

“Zgjedhja e presidentit ka qenë zgjedhje korrekte”, thotë Thaçi.

Sa i përket luleve presidenciale që ia dha deputetes Teuta Rugova, ai tha se këtë gjest e bëri për shkak të respektit të tij ndaj familjes Rugova.

“Ajo është deputetja më e re dhe më simpatikja në Kuvend, gjithashtu kam respekt për familjen Rugova”, ka thënë Thaçi.

“Unë a kam votuar presidentin Rugova, gjithashtu kam votuar edhe ish presidentin Sejdiu”, thotë ai.  /Klan Kosova/