Thaçi takon kryeministrin Abe, konfirmohet hapja e ambasadës së Japonisë vitin e ardhshëm në Prishtinë

21.10.2019 15:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Thaçi takon kryeministrin Abe, konfirmohet hapja e ambasadës së Japonisë vitin e ardhshëm në Prishtinë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur nga Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, në fillim të vizitës zyrtare në Japoni, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Perandorit Naruhito.

Presidenti Thaçi dhe kryeministri Abe në këtë takim kanë konfirmuar marrëdhëniet e mira bilaterale në mes dy vendeve.

Emona çaji i zi vjen me paketim të ri
E SPONSORUAR
MËSO MË SHUMË
Sipas njoftimit për media, Presidenti Thaçi i ka shprehur ngushëllime kryeministrit Abe edhe për viktimat e tajfunit të fundit.

Ai është shprehur i kënaqur me avancimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve.

“Hapja e Ambasadës së Japonisë në Prishtinë në fillim të vitit të ardhshëm dhe samiti i suksesshëm i bizneseve nga Kosova, Japonia e Austria në Vjenë, në fillim të këtij muaji, janë konfirmim i këtij avancimi”, ka thënë presidenti Thaçi.

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, gjithashtu u shpreh i kënaqur me intensifikimin e bashkëpunimit dhe përkrahjen në mes dy vendeve.

“Hapja e ambasadës sonë në Prishtinë, samiti i suksesshëm i bizneseve dhe Java e Kulturës Japoneze që do të mbahet muajin e ardhshëm janë konfirmim i afrimit tonë”, u shpreh edhe kryeministri Abe.

Presidenti Thaçi shtoi se Kosova e përkrah kryeministrin Abe në politikat rajonale dhe në mbylljen e çështjeve të hapura si kidnapimi i qytetareve japonezë nga Koreja Veriore./Telegrafi/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!

Thaçi takon kryeministrin Abe, konfirmohet hapja e ambasadës së Japonisë vitin e ardhshëm në Prishtinë

Thaçi takon kryeministrin Abe, konfirmohet hapja e ambasadës së Japonisë vitin e ardhshëm në Prishtinë

Haziri takon kryetarin e Odës Ekomike Indiano-Kosovare për mundësitë e bashkëpunimit në zhvillimin ekonomik, arsim e shëndetësi

Grupet punuese VV–LDK për harmonizimin e programit takohen të mërkurën

Policia kërkon bashkëpunim për gjetjen e 23 vjeçarit të zhdukur nga Lipjani

Këshilli i Prindërve: Mos manipuloni me nxënësit për interesa

Gjykata Speciale e fton për intervistim ish-eprorin e lartë të UÇK-së

Zgjedhje të parakohshme me sfida të vjetra

Dyshoheshin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, lirohen nga aktakuza

69 aktakuza për 24 orë

69 aktakuza për 24 orë

Macroni pritet të vizitojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Rudina Hajdari kërkon zgjedhje të parakohshme: Të zhbëhet marrëveshja e 2008-s

Vetëvendosje shton kritikat ndaj Qeverisë së Ramës: Nuk e ka parë Serbinë si Kosova, na ka shkaktuar dëm të madh

BE-ja zbeh shpresat për kosovarët

BE-ja zbeh shpresat për kosovarët

Kurti për “The Guardian”: Serbia të mos e shikojë më Kosovën me dylbi ushtarake

Taksa për produktet serbe dhe boshnjake varfëroi shportën e konsumatorëve

Bugajski: Shtëpia e Bardhë beson se mund të gjejë një zgjidhje për kontestin mes Kosovës dhe Serbisë