Thaçi: Sot duhet të fitojmë për Kosovën, duhet të fitojmë për Vokrrin

E publikuar: 07/09/2019 15:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hashim Thaçi, Presidenti i Kosovës, iu uron fitore futbollistëve të Kombëtares së Kosovës me ndeshjen që janë duke e zhvilluar me Çekinë.

Thaçi tha se sot në stadiumin që mban me nder emrin e Fadil Vokrrit mund ta vazhdojnë ëndrrën dhe historinë e suksesit për futbollin e Kosovës.

“Uroj që djemtë e përfaqësueses sonë ta fitojnë këtë betejë përcaktuese për vazhdimin e kualifikimit në Kampionatin Evropian”.

“Sot duhet të fitojmë për Kosovën, duhet të fitojmë për Vokrrin”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social Facebook.