Thaçi priti ambasadorin e ri të Malit të Zi në Kosovë, pranoi kredencialet e tij

E publikuar: 24/10/2016 15:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pranuar kredencialet edhe të ambasadorit të ri të Malit të Zi, Ferhat Dinosha.

Thaçi ka shprehur kënaqësinë që Mali i Zi ka ngritur përfaqësimin në nivel ambasadori në Kosovë.

“Marrëdhëniet me Malin e Zi janë marrëdhënie të shkëlqyera fqinjësore . Mali i Zi ka marrë vendimin më të drejtë kur ka njohur Kosovën, përkundër presioneve që kishte, si dhe vazhdon të përkrah Kosovën në të gjitha organizatat dhe forumet ndërkombëtare dhe për këtë jemi mirënjohës”, ka thënë presidenti Thaçi.

 Nga ana tjetër, ambasadori i Malit të Zi, Ferhat Dinosha, u shpreh se do të “punojmë të thellojmë bashkëpunimin në mes dy vendeve” dhe të promovojmë “paqen, stabilitetin, bashkëpunimin, fqinjësinë e mirë dhe integrimin në NATO e BE për tërë rajonin”.

Thaçi i shprehu përkrahjen e tij ambasadorit Dinosha për thellimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve në të gjithë sektorët./Telegrafi/

unnamed-11