Thaçi nuk tregon nëse ndihet i rrezikuar nga Gjykata Speciale

E publikuar: 27/12/2018 14:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur sot lidhur me punën e Gjykatës Speciale, ku tha se të gjithë që ftohen nga kjo Gjykatë do duhej t’i përgjigjeshin thirrjeve, raporton “Zeri.info”.

Ndonëse presidenti Thaçi nuk u përgjigj në pyetjen se a ndihet i rrezikuar nga kjo gjykatë, mirëpo ai theksoi se politika nuk duhet të ndikoj në sistemin e drejtësisë. “Sa i përket sistemit të drejtësisë politika nuk duhet të humb kohë në këtë drejtim, nuk duhet të japim opinione për këtë gjë. Kuvendi e ka marrë vendimin e vet për këtë Gjykatë dhe unë e mbështes këtë gjë. Kosova nuk ka asgjë për të fshehur. Reja e zezë që qëndron mbi Kosovën duhet të largohet. Lufta e UCK-së ka qenë e pastër dhe e drejt, është pjesa më krenare për mua por edhe e gjithë bashkë luftëtarëve të mi”, theksoi Thaçi.

Ai tha po ashtu se “të gjithë duhet t’i përgjigjen ftesave të kësaj Gjykate, çfarëdo qofshin ato”./Zëri/