Presidenti Thaçi ka thënë se do të provon sërish që të merr mbështetjen e Listës Serbe për themelimin e ushtrisë, duke shtuar se Kosova nuk do të pret në pafundësi.
“ Në rast se deputetet e Listës Serbe refuzojnë të votojnë ndryshimet kushtetuese për themelimin e Forcave te Armatosura të Kosovës, atëherë Kosova në koordinim të plotë me partneret tanë perëndimor do të procedoj tutje me ligjin e ri për FSK që e shndërron FSK-në në ushtri duke ndryshuar mandatin dhe misionin. Ky proces dhe veprim është i domosdoshëm për shtetin e Kosovës. Kosova nuk ndihet e rrezikuar sepse aleanca me e fuqishme ushtarake ne bote NATO mbron kufijtë tonë. Mirëpo ne nuk mund te injorojmë rritjen ndikimit rus në Ballkan, përmes Serbisë dhe rritjen e kërcënimeve nga terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm. Fundja, është e drejtë e jona kushtetuese që të kemi ushtri, meqë ne synojmë të bëhemi pjesë e NATO-s”, ka thënë Thaçi.
“Asgjë nuk është risi, Qeveria e Serbisë, përmes mediave të kontrolluar ka vazhdon retoriken e cila 20 vjet me parë shkaktojë luftëra të përgjakshmen Ballkan. Treni i dhuruar nga Moska dhe i stolisur me motive nacionaliste nga Qeveria e Serbisë, ishte vetëm një mjetë shtesë i kësaj propagande, shkruan Zëri. Bashkimi Evropian, mbi gjitha Berlini duhet të bëjnë trysni mbi Serbinë që të heq dorë nga kjo retorikë luftënxitëse dhe t’i rikthehet rrugës evropiane. Askush më mirë sesa shtetet e Ballkanit nuk e dinë çafër do të thotë një Serbi antievropiane”, ka thënë Thaçi.