Thaçi ndan medalje për emisionin “Fiks Fare”

E publikuar: 28/02/2019 15:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti Hashim Thaçi nderoi me “Medaljen Presidenciale të Meritave” emisionin investigativ “Fiks Fare”.

“Në mbështetje të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Medalja Presidenciale e Meritave i jepet programit të gazetarisë hulumtuese ‘Fiks Fare’, për kontributin e dhënë në denoncimin e dukurive negative dhe për promovimin e lirisë së shprehjes”, tha presidenti Thaçi.

Ai pati një takim me autorin dhe dy moderatorët e emisionit “Fiks Fare”.

Gjatë këtij takimi, presidenti Thaçi shprehu vlerësimin e tij për ndihmësen e emisionit “Fiks Fare” në luftën kundër korrupsionit dhe zgjidhjen e shumë problemeve për shqiptarët e Shqipërisë dhe të Kosovës, shkruan Top Channel.

Autori i këtij emisioni, Filip Çakuli u shpreh i surprizuar nga vlerësimi i presdeitntit të Kosovës dhe nga përdorimi i gjuhës shqipe në motivacionin e kësaj medaljeje.

“Kjo ishte një e papritur, meqenëse termat e propozimit dhe të medaljes është gazetari hulumtuese, ne e përdorim në Shqipëri investigative. Meqenëse jemi, nuk them surprizë, por po them e papritur e këndshme, që na vë më shumë detyrim të kthejmë sytë nga Kosova për problemet dhe hallet e saj. Por, ndonjëherë nuk të lënë këmborët që bien në Tiranë, të dëgjosh zilet që bien në Prishtinë. Kështu që jemi të detyruar, megjithatë, do ta korrigjojmë së shpejti. Kjo na detyron më shumë. Shumë falemnderit”, tha Filip Çakuli.