Thaçi: Kosova do të marrë lajme të mira për liberalizimin e vizave

E publikuar: 11/07/2018 12:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka theksuar se shpreson se në ditët e ardhshme do të marrin lajme shumë të mira nga Bashkimi Evropian (BE) sa i përket liberalizimit të vizave.

Ai në një intervistë për agjencinë e lajmeve Anadolu Agency (AA) ka theksuar se në momentin kur do të vinë këto vlerësime pozitive, do të hapet sipas tij, mundësia që edhe institucionet e tjera, si Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian, t’i konfirmojnë të arriturat e Kosovës.“Kosova ka implementuar në tërësi kriteret për liberalizimin e vizave”, ka thënë Thaçi, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, Hashim Thaçi këtë intervistë e ka bërë gjatë vizitës në Turqi, ku po merrte pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.