Thaçi: “HardhFest” ka tërhequr vëmendje botërore

E publikuar: 16/08/2019 15:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në hapjen e Festivalit “Hardh Fest” në Rahovec.

Ai ka thënë se kultivimi i hardhisë në këtë pjesë të Kosovës është edhe dëshmi e orientimit europian, i cili është i rrënjosur thellë në vlerat e lashta perëndimore, njofton Klan Kosova.

“’Hardh Fest’ ka arritur të ndërkombëtarizohet, të sjellë emra të njohur të artit ndërkombëtar në Rahovec, të organizojë aktivitete shumë atraktive, që kanë tërhequr vëmendje edhe botërore. Urime të gjithë vreshtarëve festa e vjeljes së rrushit”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook.