Thaçi: Falënderojmë Italinë për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës

E publikuar: 15/08/2019 15:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hashim Thaçi është takuar gjatë ditës së sotme me me Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.

Presidenti i vendit Hashim Thaçi është takuar gjatë ditës së sotme me me Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.

Thaçi ka shprehur mirënjohjen për popullin Italian dhe kontributin që ata kanë dhënë për Kosovën.

“Është gjithmonë kënaqësi të takohem me Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi. Dy shtetet tona kanë marrëdhënie të shkëlqyera dhe jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për popullin dhe shtetin e Kosovës.” ka përfunduar shkrimin e tij presidenti Thaçi.