Thaçi e Hoxhaj të prekur nga sulmi në Manchester, shprehin ngushëllime për familjet e viktimave

E publikuar: 23/05/2017 09:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar ndaj sulmit që ndodhi mbrëmë në Manchester, ku mbetën të vdekur 22 persona dhe mbi 50 të lënduar.

Thaçi në një postim në Twitter ka shkruar se është i shokuar me sulmin mizor që ndodhi mbrëmë, duke shtuar se Kosova qëndron pranë institucioneve të Britanisë dhe njerëzve atje, shkruan Indeksonline.

Për sulmin ka reaguar edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj. Ai në një postim në Twitter ka shprehur dhimbje për sulmin atje, duke ndarë ngushëllime për familjet e viktimave.Kujtojmë se mbrëmë ndodhi një sulm gjatë koncertit të këngëtares së njohur botërore, Ariana Grande në Manchester ku mbetën dhjetëra të vdekur e të lënduar.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marr ende askush dhe nuk dihet se kush qëndron prapa tij.