Termeti shkatërroi komplet qytetin, 200 të vdekur, afër 3 mijë të plagosur

E publikuar: 13/11/2017 08:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një tërmet i fuqishëm 7.3 ballësh ka “shkundur” rajonin kufitar verior midis Iranit dhe Irakut, duke vrarë të paktën 214 persona dhe duke plagosur rreth 2.800 të tjerë.

Irani zyrtar njofton se 70.000 persona kishin nevojë për strehim pasi tërmeti u kishte shkatërruar shtëpitë.

Shumica e viktimave ishin nga provinca perëndimore e Kermanshah, ndërkohë që në Irak kanë humbur jetën të paktën shtatë persona.

Në kryeqytetin e Bagdadid të gjithë njerëzit kanë dalë të tmerruar ne rrugë
Xhamitë në qytet kanë transmetuar lutje përmes altoparlantëve, raporton “BBC”
“Isha ulur me fëmijët e mi  dhe po hanim darkë dhe papritmas ndërtesa po lëkundej në ajër”, tha një zonjë nga Bagdadi, Majida Ameer, për agjencinë e lajmeve ‘Reuters’.

“Në fillim mendova se ishte ndonjë bombë e madhe, por pastaj dëgjova të gjithë përreth meje duke bërtitur: ‘Tërmet!’, shtoi ajo.