Tërmet i rëndë në Indonezi

E publikuar: 30/05/2017 10:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një tërmet i shkallës 6.6 ka goditur ishullin Sulawesi në Indonezi. Nga dridhjet e tij u shkaktua panik të qytetarët dhe u evakuuan zonat.
Një tërmet i fuqishëm goditi një zonë në juglindje të qytetit indonezian Palu në ishullin e Sulawesi të hënën, duke bërë që njerëzit të iknin nga shtëpitë e tyre edhe pse nuk kishte paralajmërim për tsunami, thanë zyrtarët, njofton Reuters, transmeton Gazeta Express.

Sutopo Nugroho, një zëdhënës i agjencisë për zvogëlimin e fatkeqësive të Indonezisë, tha se tërmeti zgjati rreth 20 sekonda.

USGS kishte vënë në fillim madhësinë e tërmetit në 6.9, edhe pse kjo u reduktua më vonë në 6.6. Epiqendra ishte 79 km në juglindje të qytetit Palu, në një zonë në veriperëndim të qytetit të Poso.