Teknologjia e Samsung do ti bëjë iPhone-t më të mirë dhe më të lirë vitin e ardhshëm

E publikuar: 19/12/2018 07:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

A keni vënë re që vitet e fundit iPhone janë më të trashë? Kjo për shkak të teknologjisë komplekse të ekranit që Apple përdor.

Por kalimi në panelet e reja fleksibël OLED të Samsung duhet ta ndryshojnë këtë trend.

ETNews raportoi se Apple do të përdorë teknologjinë e Samsung quajtur Y-Octa duke filluar nga iPhone e vitit të ardhshëm.

Samsung Display do të furnizojë Apple me ekrane OLED me prekje dhe çka do të bëjë që iPhone e vitit të ardhshëm të jenë më të hollë.

Megjithatë panelet e reja do të vihen në funksion vetëm për modelet më të shtrenjtë të iPhone vitin e ardhshëm.

ETNews thotë se kjo për arsye të sasisë së kufizuar të paneleve OLED.

Por sa ka ndryshuar iPhone në përmasa gjatë viteve? Modeli origjinal ishte 11.6mm i trashë dhe vijoi të rritej derisa preku 12.3mm në 2009-ën me iPhone 3GS.

Që atëherë u reduktua ndjeshëm në 7.5mm ndërsa në 2018-ën iPhone XR shkoi në 8.3mm. /PCWorld Albanian