Teknologjia e ekraneve me palosje të Samsung është vjedhur dhe shitur tek Kinezët

E publikuar: 01/12/2018 08:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gara për të sjellë një teknologji të ekraneve me prekje është bërë aq agresive saqë disa lojtarë po mbështeten edhe tek spiunazhi korporativ për të arritur objektivat.


Prokurorët e Koresë së Jugut paditën nënte persona të cilët thuhet se kanë shitur informacionet të teknologjisë së ekraneve fleksibël të Samsung.

Sipas Reuters, dokumentet e shitura në Kinë kanë vlerën e 13.85 milionë dollarëve. Kina sigurisht është shtëpia e Huawei, kompani e cila ashtu si Samsung synon ta sjellë këtë teknologji në treg sa më shpejt të jetë e mundur.


Në të vërtetë Huawei në Tetor kishte thënë se telefoni i parë me ekran që paloset do të ketë gjithashtu 5G dhe ishte pranë finalizimit.

Samsung prezantoi telefonin në fillim të Nëntorit dhe do të dalë në shitje në Mars.

Prokuroria e Koresë së Jugut ka paditur CEO dhe tetë punonjës së furnizuesit Toptec për shitjen e informacioneve rreth paneleve OLED të Samsung.

Toptec, një furnizues me pajisje të domosdoshme për panelet OLED të Samsung, ka mohuar akuzat.

Samsung tha se ky zbulim ka bërë që kompania të rrisë sigurinë e sekreteve të saj teknologjike. Sipas prokurorëve, Samsung Display ka humbur 133 milionë dollarë si rezultat i teknologjive të vjedhura dhe shitura në gjashtë vitet e fundit. /PCWorld Albanian