Të premten kthehen nga Zvicra 55 persona, vendosen në karantinë

26.03.2020 13:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Të premten kthehen nga Zvicra 55 persona, vendosen në karantinë

Të premten në mëngjes, 55 qytetarë të Kosovës do të kthehen nga Zvicra. Të gjithë këta pas kthimit menjëherë do të vendosën në Qendrën e Studentëve për 14 ditë qëndrimi në karantinë.

Këtë e ka bërë të ditur , Alban Zogaj, shef i kabinetit të ministrit të Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku.

“Nesër do të ketë fluturim nga Zvicra. Do të kthehen 55 qytetarë të Kosovës, të cilët do të dërgohen direkt në Qendrën e Studentëve”, tha ai për Ekonomia Online.

Deri më tani në Qendrën e Studentëve e cila me vendim të Qeverisë së Kosovës ishte lëshuar për karantinë, janë vendosur gjithsej 230 qytetarë të kthyer në mënyrë të organizuar të cilët kishin mbetur jashtë vendit.

Fillimisht ishin kthyer 10 persona të Ekipit Kombëtar të Boksit, pastaj 40 qytetarë nga Turqia dhe 180 nga Gjermania. Ndërsa nesër këtij numri do t’i bashkohen edhe 55 nga Zvicra.

Ndryshe, ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku kishte thënë se gjithsej janë 834 qytetarë që presin të kthehen. Mirëpo, nga ky numër kanë mbetur të kthehen në Kosovë edhe 549 persona të tjerë.

Deri më tani sipas Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike, 71 persona kanë rezultuar pozitiv me Coronavirus.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!

Të premten kthehen nga Zvicra 55 persona, vendosen në karantinë

Të premten kthehen nga Zvicra 55 persona, vendosen në karantinë

Vdes zyrtari i LDK-së

Vdes zyrtari i LDK-së

Ymeri: Vota e mbrëmshme nuk është fitore për askënd

Komuna e Prishtinës planifikon të krijojë ekipe vullnetare për t’iu ndihmuar të moshuarve

Albin Kurti thotë fjalët e para pas rënies: Do të vazhdojmë si qeveri në detyrë

BE-ja thotë se me rrëzimin e Qeverisë, Kosova u vu në situatë të vështirë politike

COVID-19, Shqipëria shënon viktimën e gjashtë

Edhe 28 raste të reja në Shqipëri me Koronavirus

Viola von Cramon: Votat u vodhën nga të vjetrit sërish, tragjike

Është bërë procesimi i pagave për të gjithë ata që përfitojnë paga nga Buxheti i Kosovës

Ja si u pa mocioni për mosbesimin e Qeverisë Kurti nga mediat botërore

Shkaku i koronavirusit janë ndërpritur të gjitha vizitat familjare në institucionet korrektuese dhe ato të paraburgimit, të burgosurit me familjarët e tyre komunikojnë përmes “Skype”

Pack: E pafalshme se si udhëheqësit e LDK-së iu bashkuan lojës perfide të Thaçit e Grenellit

Kusari-Lila: Ndodhi masakra politike, historia do të gjykojë ata që e sollën këtë ditë

Deputetët gjermanë kërkojnë nga përgjegjësit në Kosovë që të garantojnë vazhdimësinë e funksionimit të qeverisë

Tre skenarët pas rrëzimit të qeverisë

Tre skenarët pas rrëzimit të qeverisë