Të mërkurën seanca për votimin e Qeverisë Hoti

E publikuar: 01/06/2020 15:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të mërkurën në orën 11:00, pritet të mbahet seanca për votimin e Qeverisë Hoti.

Kështu merr vesh Klan Kosova nga burime të saj. Ky hap vjen pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, që i dha të drejtë dekretit të Thaçit për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër.

Kryesia e LDK-së do të mblidhet nesër në orën 16:30, ndërsa më pas do të mbajë konferencë për media kryetari i kësaj partie Isa Mustafa.

Në këtë mbledhje pritet që të vendosen përfundimisht emrat e ministrave të LDK-së në Qeverinë Hoti.