Të hyrat e përgjithshme të shtetit janë rritur për 18 %

E publikuar: 14/03/2016 15:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Të hyrat e përgjithshme të shtetit janë rritur për 18 % ndërsa Dogana ka shënuar rritje për 27 %  derisa Administrata Tatimore e Kosovës për 3 %.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Financave Avdullah Hoti në një konferencë ku ka shpalosur raportin dy mujor duke treguar se janë mbledhur 30 milionë euro më shumë se vitin e kaluar, gjithsej 191 milion euro.

Hoti ka bërë të ditur se është rritur tatimi në korporata ndërsa ka ngecje në të hyrat e komunave por sipas tij ato do të rikuperohen derisa të hyra në nivel qendror janë rritur për 28 %, njofton Klan Kosova.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se bilanci bankar i Qeverisë është i kënaqshëm ku ka thënë se në banka janë 340 milionë.

Borxhi publik është vetem 12 % ndërsa cilësohet si borxhi më i vogël në rajon