Të hënën Kryesia, përgatitet seanca e Kuvendit

E publikuar: 22/04/2016 15:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, ka thirrur për të hënën mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, me një rend dite të gjatë çështjesh, që do t’i propozohen Kuvendit për trajtim.

Kuvendi nuk është mbledhur që pas ceremonisë së betimit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, që u mbajt më 7 prill.
Opozita, tashmë e përçarë në veprimet e saj kundër pozitës, veç e veç është deklaruar se do të vazhdojë të kundërshtojë punën e institucioneve përmes protestave e formave të tjera.

Nuk dihet nëse përfaqësuesit e saj do të marrin pjesë qoftë në punën e Kryesisë, që do të përgatisë seancën e radhës së Kuvendit, apo edhe në vetë seancën.
Kryesia për mbledhjen e së hënës ka propozuar këtë rend të ditës:

I. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme,
II. Përgatitjet për seancën plenare.
1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
2. Koha për pyetje parlamentare,
3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
4. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-093 për ratifikimin e Konventës për heqjen e
kërkesës për legalizim të dokumenteve zyrtare të huaja (5 tetor 1961),
5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.05/L-095 për Akademinë e Drejtësisë (i plotëson kushtet me 27.04.16),
6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.05/L-064 për patentë shofer,
7. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Integrime Evropiane lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë së fituar me vepër penale,
8. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 04/L-032 për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës,
9. Shqyrtimi i Raportit të performancës së ndërmarrjeve publike për vitin 2014,
10. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
11. Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Komisionit të Pavarur për Media,
12. Zgjedhja e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit,
13. Zgjedhja e anëtarëve të Bordit Këshillëdhënës për Mbrojtjen e Mjedisit,
14. Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Prokurial të Kosovës.
III. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave.|Kohanet|