Të enjten, shi dhe borë – çfarë moti do të kemi në Kosovë gjatë ditëve pasuese?

19.02.2020 19:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Të enjten, shi dhe borë – çfarë moti do të kemi në Kosovë gjatë ditëve pasuese?

Të enjten më ftohtë, në mëngjes shi dhe borë. Nga e premtja intervale më të gjata me diell, e nga dita e diel sërish mot i butë

Një sistem frontal që po vjen nga Evropa Qendrore do të kalojë sonte dhe të nesërmen mbi vendin tonë, që gjatë natës do të sjellë vranësira dhe reshje shiu e bore, nëpër vise kodrinore-malore vetëm reshje bore. Gjatë ditës reshjet pritet të pushojnë, bën të ditur Prishtina Weather.

Shërbimi i meteorologjisë njofton se nga dita e premte mbi rajon shtrihen fusha të presionit të lartë, që do të kushtëzojnë mot kryesisht me diell, e kohë pas kohe do të ketë edhe vranësira kalimtare. Mirëpo në aspektin termik vendi ynë mbetet nën ndikimin e masave më të ftohta ajrore, e orëve të mëngjesit do të ketë ngrica.

“Prej ditës së diel depërtojnë masa të ngrohta ajrore mbi vend, të cilat gjatë ditës do të rritin temperaturat maksimale deri në 15C. Vlerat e cilësisë së ajrit gjatë ditës së enjte do të përmirësohen dhe do të zbresin edhe në vlera të mira, e nga dita e premte do të luhaten përreth vlerave mesatare, kohë pas kohe do të kalojnë edhe në vlera të pashëndetshme”, paralajmëron PW.

Parashikimi për periudhën 20-24 shkurt:

20.02 – Herët në mëngjes reshje të përziera shiu dhe bore, e në vise kodrinore-malore borë. Ditën ftohtë dhe me erë, kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Reshjet pritet të pushojnë.

21.02 – Kryesisht me diell, e pasdite vranësira kalimtare. Në mëngjes ngrica.

22.02-23.02 – Ditën e shtunë pjesërisht vranët, e gjatë ditës intervale më të gjata me diell. Të dielën, pas mëngjesit me ngrica, gjatë ditës butë dhe kryesisht me diell.

24.02 – Butë, me vranësira dhe intervale me diell.

Temperaturat minimale do të luhaten nga -1C deri në 2C, ndërsa maksimalet ditën e enjte do të pësojnë rënie deri në 4C, nga e premtja do të rritën në 8C deri 9C, e ditën e diel deri në 14C.

Do të fryjë erë e mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga krahu verior 6-15m/s.

Shtypja atmosferike do të pësojë rënie përreth vlerave normale, e në fundjavë do të shënojë rritje të theksuar mbi këto vlera.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


63 mjekë kanë ndërruar jetë nga coronavirusi në Itali

63 mjekë kanë ndërruar jetë nga coronavirusi në Itali

Qeveria miraton Pakon Emergjente Fiskale, ja të gjithë përfituesit

Qeveria miraton Pakon Emergjente Fiskale, ja të gjithë përfituesit

Ish/ministri tash deputeti i Kosovës, u arrestua nga policia

Ish/ministri tash deputeti i Kosovës, u arrestua nga policia

Vetëvendosje: Tregoni Kryetarit të AAK’së se, personat e përmendur janë staf politikë, këshilltarë dhe asistentë

Vetëvendosje: Tregoni Kryetarit të AAK’së se, personat e përmendur janë staf politikë, këshilltarë dhe asistentë

Ishte me leukemi por doli edhe pozitiv në testin me Covid-19, kërkoi nga mjekët që ta shpëtojnë jetë dikujt tjetër, me 27 mars ndërron jetë 30 vjeçari

Ishte me leukemi por doli edhe pozitiv në testin me Covid-19, kërkoi nga mjekët që ta shpëtojnë jetë dikujt tjetër, me 27 mars ndërron jetë 30 vjeçari

PDK: VV po instalon frikën dhe po përgatitet për dhunë në Kosovë – të dënohet nga të gjithë

PDK: VV po instalon frikën dhe po përgatitet për dhunë në Kosovë – të dënohet nga të gjithë

Shkup: Mjekët kërkojnë nga qytetarët të mos fshehin informacionet epidemiologjike

Shkup: Mjekët kërkojnë nga qytetarët të mos fshehin informacionet epidemiologjike

12 raste të reja me koronavirus në Kosovë, në total 106

12 raste të reja me koronavirus në Kosovë, në total 106

Mustafa reagon pas deklaratës së Bahtirit dhe Bushatit: Ku e keni përgjegjësinë ndaj vendit, kombit e familjeve

Mustafa reagon pas deklaratës së Bahtirit dhe Bushatit: Ku e keni përgjegjësinë ndaj vendit, kombit e familjeve

Ministri i VV’së ushtron kallëzim penal ndaj Thaçit, “bëri thirrje që të mos respektohet vendimi për kufizimin e lëvizjes”

Ministri i VV’së ushtron kallëzim penal ndaj Thaçit, “bëri thirrje që të mos respektohet vendimi për kufizimin e lëvizjes”

Kurti e shkarkon një zëvendësministër nga radhët e 6 plus nuk tregon pse

Kurti e shkarkon një zëvendësministër nga radhët e 6 plus nuk tregon pse

Covid-19, nënshkruhet kontrata për ndihmën 5 milionëshe nga BE-ja për Kosovën

Covid-19, nënshkruhet kontrata për ndihmën 5 milionëshe nga BE-ja për Kosovën

Gucati: Deklarata e Bahtirit kërcënim për Thaçin dhe PDK-në

Gucati: Deklarata e Bahtirit kërcënim për Thaçin dhe PDK-në

Prokuroria interviston Agim Bahtirin për deklaratën e tij për “vëllavrasje”

Prokuroria interviston Agim Bahtirin për deklaratën e tij për “vëllavrasje”

Bahtiri: I kërkoi falje popullit për deklaratën rreth “konfliktit vëllavrasës”

Bahtiri: I kërkoi falje popullit për deklaratën rreth “konfliktit vëllavrasës”

Në Istog nuk ka të prekur me COVID-19, rastet e dyshuara dolën negative

Në Istog nuk ka të prekur me COVID-19, rastet e dyshuara dolën negative