Të burgosurit politikë në Kosovë rrëfejnë si e prisnin ndërrimin e moteve në burg

E publikuar: 02/01/2019 08:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shumë kosovarë gjatë kohës së luftës Vitin e Ri e prisnin prapa grilave. Të burgosur për shkak të kauzave që ata mbronin, trajtimi i tyre nuk ishte aspak i denjë. Shumë vite pas, për T7, disa prej të burgosurve politikë, tregojnë si festohej Viti i Ri.

Teuta Hadri, është vetëm njëra nga femrat e cila qëndroi në burg pikërisht në periudhën festave të fundvitit.

Hadri thotë se për shkak se pikërisht atë kohë shumë vajza të reja iu bashkuan në burg. Të tortoruara e të rrahura, ato u mjekuan brenda mureve të burgut, me qepë dhe kripë.

E për Selatin Novosellën, i cili kishte qëndruar më shumë se një dekadë nëpër burgje, Viti i Ri nënkuptonte shpresë se në ditët që do vijnë, do vie edhe liria.

Për T7, Novosella thotë se kur vinte koha e Vitit të Ri, ata ndanin mes vete ushqimet që familjarët ua dërgonin atyne.