Taulant Xhaka: Ja çka do t’i bëj Granitit në Europian

E publikuar: 22/03/2016 16:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Taulant Xhaka ka folur për përballjen historike që do ta ketë me vëllain e tij, Granitin, në duelin Shqipëri – Zvicër, në Evropianin e Francës.

“Natyrisht se do ta sfidoj Granitin, pasi të dyve na duhet që të bëjmë detyrën tonë. Është çmenduri ta mendosh që do të jemi kundër njëri-tjetrit, ama pjesëmarrja në një kompeticion të tillë ka qenë një ëndërr që në fëmijëri dhe tashmë është bërë realitet. Unë nuk mund të them që ai është vëllai im dhe do të luaj me 50% të mundësive të mia”.