Tashmë mund të shpërndani këngët e identifikuara nga Shazam në Instagram Stories

E publikuar: 01/11/2018 23:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aplikacionet të cilët po integrojnë përmbajtjet e tyre në Instagram po shtohen dita ditës.


Sot Shazam, tashmë në pronësinë e gjigandit të iPhone, prezantoi një veçori ku përdoruesit mund të identifikojnë një këngë e më pas ta shpërndajnë në Instagram Stories.

Për ta bërë këtë mjafton të hapni aplikacionin Shazam për të identifikuar një këngë dhe më pas të klikoni butonin e shpërndarjes.


Instagram do të shfaqet si opsion nëse keni versionet më të fundit të dy aplikacioneve.

Kopertina e albumit të këngës së bashku me një buton për ta dëgjuar në Shazam do të postohen në Instagram.

Shazam tha se funksioni do të jetë i disponueshëm nga dita e sotme në iOS ndërsa në Android së shpejti.

Blerjen e aplikacionit Apple e finalizoi në Shtator. Një funksion të ngjashëm ofroi pak ditë më parë edhe SoundCloud. /PCWorld Albanian