Tani edhe atlete të mençura me “trurin” Intel

E publikuar: 10/03/2017 11:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Xiaomi kishte hyrë në skenën e pajisjeve sportive me Band dhe tani është duke zgjeruar prezencën e tyre me atletet e para ‘smart’. “90 Minutes Ultra Smart Sportswear” është krijuar në partneritet me Intel, të cilët kanë sjellur ‘trurin’ e patikave – modulin Curie.

Produkti prej 44 eurove ka një jetëgjatësi baterie prej 60 ditëve dhe mund të përcjell lëvizjen tuaj – prej vrapimit tek ecja apo ngjitja në male. Në fund të ditës, ju do të keni një raport mbi distancën që keni udhëtuar, shpejtësinë dhe kaloritë që keni shpenzuar.

Patikat ‘smart’ do të lansohen në prill në katër opsione të ndryshme të ngjyrave – Black, Surf Blue, Black dhe Pink për femra. Një edicion special i produktit mund i quajtur Blue Edition mund të bëjë dritë gjatë natës, për vrapime të vonshme.