Taksë 100 për qind edhe për mallrat nga Lugina e Preshevës

E publikuar: 29/11/2018 14:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Taksa 100 për qind e vendosur nga Qeveria e Kosovës, përveq serbëve, po prek edhe bizneset shqiptare.
Kjo për shkakun se edhe për mallrat nga Lugina e Preshevës e banuar nga shqiptarët, është duke u zbatuar taksë prej 100 për qind, shkruan lajmi.net.

Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar sot zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci.

Ai ka thënë se taksa është duke u zbatuar njëjtë ndaj të gjitha mallrave me prejardhje nga shteti i Serbisë.

Megjithatë, bën të ditur Stavileci, përjashtim bën kompania “Fluidi” nga Presheva.

“Taksë është duke u zbatuar ndaj të gjitha mallrave nga Serbia, edhe prej atyre nga Presheva. Me përjashtim të kompanisë “Fluidi”, e cila është liruar me vendim të Qeverisë”, ka thënë Stavileci.

Theksojmë, se taksa e vënë nga Qeveria e Kosovës për mallrat me shumicë serbe ka nxitur një varg reagimesh e veprimesh nga Beogradi.

E fundit ishte dorëheqja e katër kryetarëve serbë të komunave të Kosovës.

Ndërkaq, nga Bashkimi Evropian është kërkuar heqja e menjëhershme e masave.

Sipas tyre, një veprim i tillë nuk i kontribuon marrëveshjeve për tregti të lirë.