Takimi Inter-Valencia për Kondogbian dhe Cancelon

E publikuar: 01/05/2018 11:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Raportimet në Spanjë thonë se Valencia ka konfirmuar qëllimet e tyre për të blerë Geoffrey Kondogbian nga Interit, por Interi ende është në pritje për Joao Cancelon.

Klubi spanjoll aktualisht ka huazuar francezin gjatë verës dhe e lëshoi drejt klubit italian në huazim Cancelon.

Valencia mund të blejë Kondogbian para 31 majit dhe sipas Cadena Ser ata tashmë kanë informuar Interin për qëllimin e tyre.

Mbaye Niang dhe Geoffrey Kondogbia gjatë duelit në derbi (Foto: Getty Images)

Transferimi pritet të kryhet për 25 milionë euro të cilat do të paguhen në pjesë të ndara gjatë katër vite dhe zikaltrit do të marrin dhe një përqindje të një shitje të mundshme në të ardhmen.

Sidoqoftë, çmimi mund të ndryshojë nëse Interi vendos të blejë Cancelon, por fillimisht duhet të shikohen nëse janë në rregull me Fair Playn Financiar.

Klauzola e blerjes së portugezit dhe francezit skadojnë në një ditë dhe me siguri dy palët do të ulën shumë shpejt për të bërë një zgjidhje.

Çmimi i vendosur për Cancelon nga Valencia është 35 milionë euro. /Telegrafi/