Tahiri: Nuk do të lejojmë askënd dhe asgjë që të cenojë sigurinë përmes korrupsionit dhe krimit të organizuar

28.05.2019 13:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Tahiri: Nuk do të lejojmë askënd dhe asgjë që të cenojë sigurinë përmes korrupsionit dhe krimit të organizuar

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, përmes një deklarate për media, rithekson edhe njëherë përkushtimin e institucioneve për të shtrirë sundimin e ligjit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe për të luftuar pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Deklarata e plotë e ministrit Tahiri:

Fillimi i kësaj jave nisi me një aksion të Policisë së Kosovës për t’i vënë në pranga një grup njerëzish nën akuzën për korrupsion dhe krim të organizuar.

Aksionet e nisura dje në Prizren, kanë vazhduar edhe sot në veriun e vendit.

Ky hetim dhe këto aksione dëshmojnë edhe njëherë përkushtimin e institucioneve të Kosovës për të luftuar pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe për të shtrirë kushtetutshmërinë dhe sundimin e ligjit në gjithë territorin e Republikës.

Krimi dhe korrupsioni nuk do ta mbajnë peng të ardhmen e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Askush nuk mund t’i japë drejtim të paqenë dhe as të shtrembërojë realitetin e veprimeve të bazuara në rend dhe ligj.

Si vend sovran, në të gjithë territorin e së cilit funksionon një rend unik juridik i bazuar në Kushtetutën e vendit, qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim, duhet të ndjehen të sigurt se institucionet tona nuk do të lënë hapësirë për askënd dhe asgjë që t’ua rëndojë jetën dhe cenojë sigurinë përmes korrupsionit dhe krimit të organizuar. 

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Reka takon shefin e EULEX-it Wigemark

Reka takon shefin e EULEX-it Wigemark

Misioni i OKB-së në Kosovë ndihmon Malishevën me pako ushqimore e higjienike

Misioni i OKB-së në Kosovë ndihmon Malishevën me pako ushqimore e higjienike

Rrëfimi i mjekut nga Kumanova që mposhti koronavirusin

Rrëfimi i mjekut nga Kumanova që mposhti koronavirusin

Haziri për 100 ditshin e Kurtit”: Përveç shkarkimeve dhe emërimeve politike, Qeveria s’bëri diçka tjetër

Haziri për 100 ditshin e Kurtit”: Përveç shkarkimeve dhe emërimeve politike, Qeveria s’bëri diçka tjetër

Hoti: Mbi një miliard euro do të mobilizohen për zbatimin e Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike nga Qeveria e re

Hoti: Mbi një miliard euro do të mobilizohen për zbatimin e Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike nga Qeveria e re

OE: Duhet t’i përkrah financiarisht kompanitë e pastrimit Qeverisja qendrore dhe ajo lokale

OE: Duhet t’i përkrah financiarisht kompanitë e pastrimit Qeverisja qendrore dhe ajo lokale

IKSHPK: Virusi akoma gjendet në mesin tonë, mbani distancën fizike dhe mbani maskat

IKSHPK: Virusi akoma gjendet në mesin tonë, mbani distancën fizike dhe mbani maskat

Edhe një rast me COVID-19 në veri

Edhe një rast me COVID-19 në veri

I paqartë për shkak të pandemisë gjykimi i Besim Beqajt, Mimoza Kusari-Lilës, Nenad Rashiqit, e Dardan Gashit

I paqartë për shkak të pandemisë gjykimi i Besim Beqajt, Mimoza Kusari-Lilës, Nenad Rashiqit, e Dardan Gashit

Shfaqja e sëmundjes të murtajës së shpezëve, Kosova ndalon përkohësisht importin e vezëve nga Maqedonia e Veriut

Shfaqja e sëmundjes të murtajës së shpezëve, Kosova ndalon përkohësisht importin e vezëve nga Maqedonia e Veriut

18 të infektuar në 24 orë në Shqipëri, rihapja rrit ndjeshëm rastet me koronavirus

18 të infektuar në 24 orë në Shqipëri, rihapja rrit ndjeshëm rastet me koronavirus

Pacolli: Nëse krijohet qeveria e re, ajo është antikushtetuese

Pacolli: Nëse krijohet qeveria e re, ajo është antikushtetuese

Nitaj pozon atraktive para pasqyrës

Nitaj pozon atraktive para pasqyrës

Miraton pakon Italia prej 55 miliardë eurove për ta rihapur ekonominë pas pandemisë së COVID-19

Miraton pakon Italia prej 55 miliardë eurove për ta rihapur ekonominë pas pandemisë së COVID-19

ShBA: Kina hakoi kërkimet tona rreth koronavirusit

ShBA: Kina hakoi kërkimet tona rreth koronavirusit

Deklarata e Konjufcës që mohon se i ka prishur raportet me Albin Kurtin

Deklarata e Konjufcës që mohon se i ka prishur raportet me Albin Kurtin