Tahiri: Emërimet që bëri Kurti ishin degradim më i madh se ato më herët

E publikuar: 27/05/2020 22:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, në emisionin Pressing të T7, ka kritikuar qeverinë në largim për emërimin e anëtarëve të Lëvizjes Vetëvnedosje, në borde të caktuar.

Tahiri theksoi se këto emërime të pabaza nga ana e Kurtit ka qenë degradim më i madh se ato më herët që kanë ndodhur në qeveritë e kaluar.

“Koalicion që ishte lidhë për agjentë të tyre, e jo koalicion për agjentë, e pamë një koalicion që u ndërtu si rezultat i ambicieve të njerëzve të këtyre partive, u bënë disa lëvizje, siç ishin emërimet e pabaza nga Kurti ishin degradim më i madh se ato më herët”, tha Tahiri në Pressing

Tutje, Tahiri ka thënë se nuk do të hyjnë në asnjë qeveri pa kryeministër të PDK’së.

“Ne nuk do të hymë në asnjë qeveri pa kryeministër të PDK’së”, thotë Tahiri.