Tahiri i drejtohet me letër BE-së pas sulmit me bombë ndaj zyrës në veri

11.01.2017 15:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Tahiri i drejtohet me letër BE-së pas sulmit me bombë ndaj zyrës në veri

Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, u ka drejtuar një letër autoriteteve të Bashkimit Evropian pas sulmit me bombë ndaj objektit të zyrave të Qeverisë së Kosovës në Mitrovicën veriore. Kjo Zyre ishte inauguruara më 28 dhjetor, 2016 nga ana e ministres Tahiri, në pajtim me Marrëveshjen e Brukselit të arritur në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Ministrja Tahiri iu ka drejtuar autoriteteve të Bashkimit Evropian me një letër për të kërkuar nga BE-ja që të ndërhyjë për ndaljen e “destruksioneve të Serbisë ndaj Kosovës”.

“Të martën, pati një tjetër sulm me bombë kundër ndërtesës së Qeverisë në Mitrovicën veriore, ku ish-anëtarët e “mbrojtjes civile” janë të punësuar si shërbyes civil, në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit për shpërbërjen e “mbrojtjes civile” të datës 26 mars 2015 të nënshkruar nga të gjitha palët”, thuhet në letrën e Tahirit.

“Unë rregullisht ju kam informuar juve, BE-në, për një seri zhvillimesh negative në javët e fundit, të cilat kanë për qëllim provokimin e ndonjë destabilizimi të situatës në Kosovë dhe më gjerë në rajon”, ka nënvizuar ajo.

Tutje, Tahiri ka theksuar se “Serbia është duke u tërhequr nga dialogu dhe po i kthehet mendësisë së vjetër, ngase po shkon kundër marrëveshjeve që vet i ka nënshkruar, madje me bomba, mure, arrestime arbitrare kundër qytetarëve të Kosovës”.

Andaj, ajo ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të shikojë këtë gjendje me seriozitet dhe të ndërhyjë tek pala serbe që të qëndroj në linjë me frymën e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Në të kundërtën, ajo ka paralajmëruar se pasojat do të jenë të paparashikueshme, transmeton rel.

Krejt në fund, ministrja Edita Tahiri ka potencuar se përgjigja e BE-së ka qenë e menjëhershme dhe në të cilën ata kanë theksuar se “BE-ja është e përqendruar seriozisht në këtë çështje dhe se zhvillimet negative duhet të ndalen”.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
Konkurs për gazetar/e dhe  praktikant
artikull i sponzorizuar


Tahiri: Në fazën e tretë të dialogut të përfshihet edhe opozita

Tahiri: Në fazën e tretë të dialogut të përfshihet edhe opozita

Kosova insiston se Shqipëria shkeli marrëveshjen tregtare, ajo e mohon

Kosova insiston se Shqipëria shkeli marrëveshjen tregtare, ajo e mohon

Shqipja së shpejti në Kuvendin e Maqedonisë, Osmani s’pret bllokim nga opozita

Shqipja së shpejti në Kuvendin e Maqedonisë, Osmani s’pret bllokim nga opozita

LDK nesër betonon kundërshtimin ndaj PDK’së, thotë Lutfi Haziri

LDK nesër betonon kundërshtimin ndaj PDK’së, thotë Lutfi Haziri

Thaçi uron Metën për zgjedhjen e tij president

Thaçi uron Metën për zgjedhjen e tij president

​Ilir Meta, presidenti i 7-të i Shqipërisë

​Ilir Meta, presidenti i 7-të i Shqipërisë

Vuçiq: Duhet të jemi realist për Kosovën

Vuçiq: Duhet të jemi realist për Kosovën

Lulzim Basha ikën pa e takuar Presidentin Ilir Meta

Lulzim Basha ikën pa e takuar Presidentin Ilir Meta

Hoxhaj: Ndryshimi i politikës serbe ndaj Kosovës të nisë me njohje

Hoxhaj: Ndryshimi i politikës serbe ndaj Kosovës të nisë me njohje

Standardet e dyfishta në Kosovë

Standardet e dyfishta në Kosovë

Bajrami: Koalicioni LAA nuk mban përgjegjësi nëse vendi shkon në zgjedhje

Bajrami: Koalicioni LAA nuk mban përgjegjësi nëse vendi shkon në zgjedhje

Ilir Meta betohet si presidenti i ri i Shqipërisë (Live)

Ilir Meta betohet si presidenti i ri i Shqipërisë (Live)

PDK e bindur se i ka votat për Veselin kryeparlamentar

PDK e bindur se i ka votat për Veselin kryeparlamentar

Shpend Ahmeti: Xhamia do të ndërtohet, çështja është nëse do të ketë dyqane nën të ose jo! (Video)

Shpend Ahmeti: Xhamia do të ndërtohet, çështja është nëse do të ketë dyqane nën të ose jo! (Video)

Rreth 10 mijë persona kërkojnë ndihmë mjekësore nga i nxehti

Rreth 10 mijë persona kërkojnë ndihmë mjekësore nga i nxehti

Smakiqi: Liderët shqiptarë duhet të trajnohen

Smakiqi: Liderët shqiptarë duhet të trajnohen