Tahiri dhe Hasani me marrëveshje për “Parkun Industrial në Lumadh”

E publikuar: 16/07/2018 16:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri dhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për projektin Zonës Ekonomike “Parku Industrial në Lumadh”.

Më këtë marrëveshje, MTI merr përsipër financimin e Zonës Ekonomike “Parku Industrial në Lumadh”, realizimin i së cilës do të filloj këtë vit dhe do të përfundoj në vitin 2020.

“Parku Industrial në Lumadh’ do t’i ketë 14.8 hektarë dhe do të jetë në funksion të zhvillimit të biznesit dhe të krijimit të vendeve të reja të punës. Ky është investimi më i madh në 50 vitet e fundit për biznesin në Vushtrri, i cili iu mundëson bizneseve kushte më të mira të punës. Shumë shpejt do të fillojnë investimet në lumadh dhe pastaj do të filloj edhe thirrja publike për bizneset që të vendosen aty”, tha numri një i Vushtrrisë me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes.

Ndërkaq, ministri i MTI-së, Bajram Hasani, tha se kjo është një ditë e mirë për Vushtrrinë, sepse do të ketë punësime të reja dhe krijim të kushteve më të mira për biznese.

Pas kompletimit të infrastrukturës në Zonën Ekonomike “Parku Industrial në Lumadh” dhe vendosjes së bizneseve aty, parashihet që të gjenerohen 1 mijë vende të reja pune, transmeton Klan Kosova.