Ta bësh botën të pasigurt- Vladimir Putin 20 vite në pushtet

09.08.2019 13:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ta bësh botën të pasigurt- Vladimir Putin 20 vite në pushtet

Më 9 gusht 1999, Vladimir Putin u zgjodh kryeministër i Rusisë. Njeriu, tek i cili u varën shumë shpresa ndan tani jo vetëm rusët, por edhe botën, mendon Miodrag Soric.

Në fillim ai ishte “anti-Jelcini”: shumë më i ri se presidenti ende në detyrë, plot energji, me paraqitje të sigurtë në publik, refuzues ndaj vodkës. Para 20 vitesh, kreu i atëhershëm i qeverisë dhe më vonë presidenti i Rusisë u dha një vetëbesim të ri rusëve thellësisht të pasigurtë. Reformat e dështuara të viteve 90-të e tronditën besimin e rusëve, në Kaukaz kishte plasur lufta qytetare, Rusia ndodhej ekonomikisht në kulmin e krizës.

Njeriu i ri që hyri në Kremlin ishte me “fat”. Rritja e çmimeve të lëndëve të para solli miliarda në arkat e shtetit. Putini investoi në ekonomi, i ktheu borxhet botës, luftoi varfërinë. Me dorë të hekurt ai i dha fund luftës në Çeçeni, dhe bëri që të dëgjohej sërish zëri i Rusisë në politikën botërore, shkruan “DW”.

Me nuhatje të hollë për ëndrrat e rusëve

Nga përvoja e këtyre viteve Putin përfiton edhe sot. Ai ka një nuhatje të hollë për ëndrrën e rusëve për stabilitet dhe madhështi perandorake. Tanimë Vladimir Putin e inskenon veten si timonieri me përvojë, që e drejton anijen Rusi me dorë të sigurtë në stuhitë e kohës, gjithmonë duke i bërë ballë erës që i vjen kundër nga perëndimi. Ai u premton vendasve atë që duan të dëgjojnë; më shumë para për shkak të rritjes së rrogave, dhe rritje të shpenzimeve sociale.

Që nuk i mban premtimet, rusët e moshuar e dinë, por nuk shohin alternativë tjetër. Kurse rinia ruse sot mendon ndryshe. Ajo jeton në një botë që ndryshon me shpejtësi. Vetëm në Kremlin gjithçka mbetet siç ka qenë. Putini – mishërimi i “vazhdo kështu”. Gjenerata e re nuk identifikohet dot me një Putin, që thotë, se ende nuk ka një smartphone. Stabilitetin aq të vlerësuar nga rusët, kjo gjeneratë e sheh si mbajtje me thonj pas pushtetit. Kush flet si Putini për avantazhet e ndryshimit të klimës, nuk kthehet dot në idhull të rinisë. Shumë nxënës e studentë i përbuzin politikanët e korruptuar, prokurorët e gjykatësit që marrin ryshfet, oligarkët që nuk ngopen kurrë. Gjenerata e re në qytete kërkon transparencë në veprimet e shtetit. Dikur kjo quhej “glasnost”.

Por një perestrojkë, riformësim, siç u quajt reforma kyçe e epokës së Gorbatçovit, nuk ka për të pasur. Të ashtuquajturit “Siloviki”, burrat në moshë të aparatit të sigurisë, nuk lejojnë të shtyhen aq kollaj mënjanë. Nga demonstrues paqësorë jo e jo. E kështu sistemi Putin vazhdon punën e tij: Zgjedhjet manipulohen, shtypi censurohet, ata që mendojnë ndryshe përndiqen. Shoqëria ruse po polarizohet gjithnjë e më shumë.

Një president që tani polarizon

Sa më shumë që qëndron në pushtet Vladimir Putin, aq më shumë po ndahen rusët në qëndrimin ndaj tij. Edhe më tej miliona rusë do të vazhdojnë ta adhurojnë Putinin, njeriun që e rriti influencën e Rusisë në Ukrainë, Gjeorgji dhe më tej. Politikanë reaksionarë në botë, edhe në Gjermani shohin madje tek ai një model se si mund të rifitohet sërish “madhështia kombëtare”: me dorë të fortë dhe dhunë. Nga ana tjetër politikanë liberalë demokratë e refuzojnë atë plotësisht dhe presin për një epokë pas Putinit.

Por kjo do të zgjasë. 20 vite në pushtet nuk mjaftojnë për të bërë bilanc. Epoka e Putinit zgjat deri në vitin 2024. Deri më tani ai e ka lënë të hapur, nëse do të vazhdojë të qeverisë edhe më tej. Politikani i sotëm Putin nuk është më ai i para 20 viteve. Në atë kohë ai iu ofrua perëndimit si partner. Tani ai e lufton rendin botëror të përcaktuar nga SHBA. Me këtë ai së bashku me sundues të tjerë autoritarë në Kinë dhe Iran e bën botën më të pasigurtë. Për të gjithë, edhe për rusët.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Ta bësh botën të pasigurt- Vladimir Putin 20 vite në pushtet

Ta bësh botën të pasigurt- Vladimir Putin 20 vite në pushtet

Ferizaj, tre vjet burg për sulm seksual ndaj të miturës

Ferizaj, tre vjet burg për sulm seksual ndaj të miturës

Dënimi me burgim të përjetshëm nuk i ndal vrasjet e grave në Kosovë

Dënimi me burgim të përjetshëm nuk i ndal vrasjet e grave në Kosovë

Zotohet Kadri Veseli: Do ta rrisim buxhetin për ushtrinë

Zotohet Kadri Veseli: Do ta rrisim buxhetin për ushtrinë

Gazetari Parim Olluri urdhërohet nga policia të paraqitet në stacion, në të kundërtën do të arrestohet

Gazetari Parim Olluri urdhërohet nga policia të paraqitet në stacion, në të kundërtën do të arrestohet

Kosova vlerësohet ndër vendet me nivelin ekstrem të riskut për investitorët

Kosova vlerësohet ndër vendet me nivelin ekstrem të riskut për investitorët

Eqrem Kryeziu çel arkivën, tregon çka kishte biseduar me Sabri Hamitin për Fatmir Sejdiun dhe Isa Mustafën

Eqrem Kryeziu çel arkivën, tregon çka kishte biseduar me Sabri Hamitin për Fatmir Sejdiun dhe Isa Mustafën

Këto janë postet ideale për Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, sipas Glauk Konjufcës

Këto janë postet ideale për Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, sipas Glauk Konjufcës

Nitaj tregon kushtet e AAK’së për koalicione

Nitaj tregon kushtet e AAK’së për koalicione

Bajrami: Osmani e ka mbështetjen time për Kryeministre, por ka edhe kandidatët e tjerë

Bajrami: Osmani e ka mbështetjen time për Kryeministre, por ka edhe kandidatët e tjerë

Kosova fajëson Serbinë për pritjet e gjata nëpër pikat kufitare

Kosova fajëson Serbinë për pritjet e gjata nëpër pikat kufitare

Veseli bisedon në telefon me avokatin e Tomor Morinës: Së shpejti kthehet në Kosovë

Veseli bisedon në telefon me avokatin e Tomor Morinës: Së shpejti kthehet në Kosovë

Inspektorati jep detaje rreth rekomandimit për suspendimin e gjashtë zyrtarëve policorë

Inspektorati jep detaje rreth rekomandimit për suspendimin e gjashtë zyrtarëve policorë

Krasniqi: NISMA dëshiron ta ndryshojë politikën në Kosovë

Krasniqi: NISMA dëshiron ta ndryshojë politikën në Kosovë

Deri në katër orë pritje në Merdare

Deri në katër orë pritje në Merdare

Suspendohen gjashtë zyrtarë policorë në Gjakovë

Suspendohen gjashtë zyrtarë policorë në Gjakovë