Sylejman Selimi jep deklaratën e parë për Gjykatën Speciale

E publikuar: 06/02/2019 12:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi sot është intervistuar nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në Prishtinë.

Këtë e ka bërë të ditur, avokati i tij mbrojtës, Tomë Gashi.

“Komandanti i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, gjeneral Sylejman Selimi i ftuar nga Gjykata Speciale sot ka dhënë deklaratën e tij në Prishtinë”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Postimi i plotë:

KOMANDANTI I SHTABIT TË PËRGJITHSHËM TË UÇK-së GJENERAL SYLEJMAN SELIMI I FTUAR NGA GJYKATA SPECIALE SOT KA DHANË DEKLARATËN E TIJ NË PRISHTINË

Sot më 06.02.2019 ne avokatët e tij Tomë GASHI dhe Gregor Guy SMITH, ju ftojm në Konferencë për media në oren 14.00h, në zyren tonë në Prishtinë,

Sheshi Nënë Tereza, Rr.Rexhep Luci 1/1 ( mbi Kino ABC), që të ju njoftojm lidhur me këtë çështje.