Suspendohen nga puna 21 zyrtarë të Gjilanit të akuzuar nga Prokuroria

E publikuar: 27/10/2016 08:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka marrë vendim për suspendimin e 21 zyrtarëve komunalë, të cilët akuzohen nga Prokuroria Speciale e Kosovës për veprat penale që lidhen me krim të organizuar dhe korrupsion, shkruan sot Koha Ditore.

Në këtë grup është i akuzuar edhe ish-kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa. Akuzat mbi zyrtarët komunalë kryesisht bazohen në shpërdorimin e detyrës zyrtare duke i tejkaluar detyrat zyrtare apo duke mos i përmbushur ato që i kanë mundësuar tani të akuzuarit Qemajl Mustafa që si kryetar komune të ndërhyjë për të përcaktuar fituesit e aktiviteteve të ndryshme të prokurimit. Ndaj 21 zyrtarëve komunalë është bërë pezullim i përkohshëm nga puna, shkruan sot më shumë Koha Ditore.