Sulmohet me armë televizioni, disa të vdekur nga plumbat në studio

E publikuar: 07/11/2017 09:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një televizion privat në kryeqytetin Kabul të Afganistanit u sulmua të martën nga një grup personash të armatosur të cilët hynë në ndërtesë pas një shpërthimi.

Një postim nga stacioni në rrjetin social Twitter tha që janë vrarë nga dy deri në pesë persona por numri mbetet ende i paqartë për zëdhënësin e policisë së Kabulit Basir Mujahid.

Ai tha që sulmi filloi me një shpërthim në derën e kanalit dhe më pas hynë brenda disa njerëz të armatosur.

Një nga sulmuesit u vra menjëherë por të tjerët u përleshën me forcat e sigurisë dhe në duar mbanin granata.

Ndërkohë transmetimi u ndërpre dhe në ekran u vu një imazh i errët.

Ende nuk dihet identiteti i sulmuesve por forcat Talebane kanë mohuar përfshirjen në ngjarje, shkruan reuters, raporton newsbomb.al.

Ngjarja vjen pas një serie sulmesh të njëpasnjëshme ndaj gazetarëve Afganë dhe punonjësve në media. .

Vitin e kaluar janë vrarë shtatë pjesëtarë të stafit të televizionit më të madh privat në vend,Tolo.

Sulmi u krye nga një Taleban që u vetëhodh në erë me bombë.