Gazetarja e Klan Kosovës, Mejreme Gashi, është sulmuar fizikisht nga një person në fshatin Karaçevë të Kamenicës.
Sulmi ka ndodhur ndërsa gazetarja Mejreme Gashi po realizonte një kronikë për operimin e disa kazinove në fshatin Karaçevë.
Po ashtu verbalisht është sulmuar edhe ekipi i Klan Kosovës të cilët ishin bashkë me gazetaren.
Personi që sulmoi fizikisht gazetaren Mejreme Gashi, ishte pjesë e kazinos në të cilën do realizohej kronika.