Sulmi në Munih: Sulmuesi ia rrëmben armën polices gjermane dhe e qëllohen atë në kokë

E publikuar: 13/06/2017 10:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një police gjermane është qëlluar me armë në kokë nga një person i cili ia kishte rrëmbyer armën asaj në Munih.

Policja është plagosur rëndë, ndërsa edhe dy kalimtarë të rastit janë plagosur në incidentin me të shtëna në stacionin Unterfohring S-Bahn, transmeton Express.

Ndërkohë, policia e ka qëlluar dhe plagosur sulmuesin, i cili gjendet në paraburgim tani.

Policia ka thënë se sulmi nuk ishte terrorist.

Kalimtarët e rastit dhe i dyshuari nuk janë plagosur rëndë.

Policia ka njoftuar se situata është nën kontroll dhe se nuk ka rrezik.