Suarez përkrahë transferimin e një sulmuesi të ri nga Barcelona

E publikuar: 01/11/2018 12:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Luis Suarez këmbëngul se nuk ka problem me blerjen e një sulmues të ri nga Barcelona.

Sulmuesi i Liverpoolit, Roberto Firmino, është duke u lidhur me një transferim te Barcelona si një zëvendësim për Suarezin.

Pavarësisht kërcënimit për vendin e tij, Suarez këmbëngul se është metoda e duhur nga katalunasit.

Suarez ka thënë se nuk është kundër transferimit të një sulmuesi të ri, pasi ai tashmë ka 31 vjet.

Luis Suarez (Getty Images)

“Barcelona ka nevojë për një numër 9 të ri”, ka thënë fillimisht Suarez për Sport 890.

“Unë jam 31 vjeç dhe klubi duhet të mendojë për të ardhmen…”, përfundoi ylli uruguaian.

Ndryshe, Suarez edhe pse 31 vjeç ende po tregon formë të lartë sidomos në këtë fillim sezoni.

Ylli uruguaian shënoi het-trik në El Clasicon e së dielës në Real Madrid, ndërsa deri më tani ka 7 gola në 14 ndeshje. /Telegrafi/