Suarez: Luftojmë për tripletën

E publikuar: 02/02/2019 13:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Luis Suarez beson se Barcelona mund të mposhtë të gjithë dhe të fitojë tripletën me tituj vendorë e ndërkombëtarë.

Në një intervistë për El Mundo Deoprtivo, reprezentuesi uruguaian ka shprehur besimin e tij se përvoja brenda skuadrës është vitale për ndeshjet vendimtare të sezonit.

“Ne kemi një obligim dhe tentojmë që të fitojmë gjithçka e mentaliteti jonë është që të provojmë të fitojmë secilin titull”.

“Ne jemi tutje në Kupën e Mbretit, jemi në krye të La Ligas dhe jemi mrië edhe në Ligën e Kampionëve. Kemi përvojën për të menaxhuar secilën situatë”, deklaroi Suarez.

Sulmuesi 32 vjeçar po ashtu konfirmoi se ai tashmë nuk është i lënduar pasi kaloi një peruidhë pushimi gjatë dhjetorit.

Barcelona zhvillon dy ndeshje ndaj Real Madridit në Kupën e Mbretit. /Telegrafi/